×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga PDK paralajmërojnë angazhim më të madh opozitar deri në zgjedhje të reja

    Insajderi
    17 September 2023 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës “nuk i ka votat” për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, por se “angazhimi” për të kthyer mandatin tek qytetarët do të vazhdojë, ka thënë deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu Kodra, në një prononcim për “Gazetablic”.

    Deliu vlerëson se Qeveria e Kosovës “ka stagnuar vendin në të gjitha fushat” teksa paralajmëron edhe “dinamikë të re të angazhimit opozitar” për shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare.

    Gjer më tash vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar inicimin e mocionit të votëbesimit ndaj qeverisë, por se ka hazur në vesh të shurdhër tek PDK dhe LDK të cilët thonë se numrat nuk janë në favor të tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark