Sulmuesja e ekipit të femrave të Aston Villas, Alisha Lehmann, ka konfirmuar se është në një lidhje sentimentale me Douglas Luiz, futbollistin e skuadrës së meshkujve të të njëjtit klub. Çifti konfirmoi në nëntor 2021 lidhjen, pas ndarjes së Lehmann nga Ramona Bachmann e Paris Saint-Germain. Pra, futbollistja e përfaqësueses së Zvicrës, pas përvojës homoseksuale me bashkëkombësen e saj, nisi romancën me brazilianin e “Villans”.
Lehman postoi në Instagram një foto të saj bashkë me Luizin duke u puthur me pasion me një mbishkrim ku shkruhej: “Te amo”, që përkthehet “Të dua”. Luiz i është përgjigjur në komente duke thënë: “Të dua e dashur”.
Luiz është një mesfushor brazilian 23-vjeçar, i cili është formuar në skuadrat zinxhir të Vasco de Gamas, në Brazil. Në vitin 2017 iu bashkua Manchester City-t në bazë të një marrëveshjeje pesëvjeçare, por u huazua shpejt nga skuadra e Pep Guardiolës te Girona, ku luajti dy sezone në La Liga Santander. Aston Villa e bleu Luizin për 15 milionë stërlina në vitin 2019.