×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Nga shpallja e pavarësisë, Kosova importoi mbi gjysëm miliard euro rrymë

    Insajderi
    05 April 2019 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova, vendi i pestë në botë për nga rezervat e linjitit, që nga shpallja e pavarësisë ka importuar rrymë me vlerë mbi gjysmë miliardë euro, theksojnë raportet vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të dhjetë viteve të fundit.

    ‘Importi plotëson kërkesën për energji elektrike nga viti në vit, çmimi i të cilit vazhdon të jetë i paparashikuar’, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

    Sipas MZHEsë, në vitin 2023, pas mbylljes së termocentralit Kosova A dhe investimeve ne termocentralin Kosova e Re dhe ne Burimet e Riperterishme, do te eliminohet varesia nga importet.

    Ndryshe, vendet nga rajoni, ku Kosova kryesisht importon energjinë elektrike, kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të energjisë për rreth 40%. Kompani të ndryshme të furnizimit në rajon theksojnë rritjen e çmimit të energjisë në berzë si një prej arsyeve kryesore të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundor.

    Viti Vlera e përgjithshme
    2007 45,161,222 €
    2008 51,513,458 €
    2009 46,256,119 €
    2010 39,664,332 €
    2011 54,677,311 €
    2012 45,440,668 €
    2013 28,447,948 €
    2014 48,756,806 €
    2015 35,416,742 €
    2016 21,851,620 €
    2017 68,660,471 €
    2018 53,940,000 €
    539,786,697 €

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark