×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga sot, bileta e autobusit në trafik urban mund të blihet me SMS

    Insajderi
    02 October 2023 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej sot, bileta e autobusit me Trafiku Urban mund të blihet përmes SMS. Lajmi është dhënë nga nënkryetarja e Prishtinë, Donjeta Sahatçiu.

    “Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arritë një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi!

    Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.

    Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim

    Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore

    Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport

    Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera” thuhet në njoftimin e nënkryetares.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark