×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nga sot i papunë, Lionel Messi merr ofertë nga klubi më i dobët në botë

    Insajderi
    01 July 2021 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leo Messi është zgjuar ditën e sotme si i papunë. Ish-kapitenit të Barcelonës i skadoi kontrata sot dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin katalanas, me gjithë vullnetin e të dy palëve për të vazhduar bashkëpunimin.

    Messi është lojtar i lirë dhe mund të shqyrtojë oferta. Nuk janë të shumta propozimet në drejtim të “Pleshtit”, por vlen për t’u theksuar oferta e një klubi brazilian, i quajtur Ibis Sport Club, i cili luan në Pernambucano, Serie A2 në Brazil dhe është themeluar më 15 nëntor 1938.

    Kontrata per Messin

    Ibis në llogarinë e tyre në Twitter e quan veten me krenari si klubin më të dobët në botë dhe mban rekordin Guinnes për periudhën më të gjatë pa fituar, plot 3 vjet e 11 muaj. Oferta e tyre për Messin është thjesht e parefuzueshme.

    Stema e klubit

    Dokumenti, që i është “propozuar” Messit është publikuar nga klubi ka disa klauzola shumë interesante. Njëra është se Messi nuk duhet të shënojë shumë gola sepse prish ecurinë negative të klubit. Në rast se e bën, kontrata prishet dhe argjentinasi shkarkohet nga Ibis. E njëjta gjë do t’i ndodhte edhe nëse do të fitonte trofe. “Ai nuk mund të jetë një kampion,” shkruhet në një tjetër klauzolë, transmeton Abcnews.al

    Legjenda e klubit, Mauro Shampoo

    Sa më pak gola do shënonte, aq më shumë do paguhej. Jetëgjatësia e kontratës do të jetë për plot 15 vite dhe hyn në fuqi menjëherë ditën e sotme. Gjithashtu Messi nuk mund të mbajë numrin 10 sepse atë e mban legjenda e klubit: Mauro Shampoo.

    Një tjetër klauzolë në kontratën e Messit është që ai të betohet tre herë para pasqyrës së Pele ishte futbollist shumë më i mirë se Maradona. Ibis i ka bërë ofertë edhe Thomas Muller pas rastit të humbur me Anglinë. Klubi brazilian luan në stadiumin Komunal Ademir Cunha, me një kapacitet për 10 mijë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark