Insajderi
Biznes

Nga të gjitha bateritë të shitura në BE 44 për qind riciklohen

Insajderi
29 October 2018 - 15:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Bashkimin Evropian 44 për qind nga numri i përgjithshëm i shitjes së akumulatorëve dhe baterive mblidhen për riciklim, pretendohet në hulumtimin e Eurostatit.

Siç pretendon Eurostati, BE ka vendosur si cak Drejtorisë për bateri për shkallën e mbledhjes së baterive dhe akumulatorëve, që është  45 për qind nga numri i përgjithshëm i shitjes së baterive të riciklohen. Në vitin 2016, 15 shtete anëtare e ka arritur këtë cak. Në mes të shteteve anëtare të tjera, tetë vende nuk e kanë arritur cakun ndërsa pesë vende nuk e kanë lajmëruar shkallën e pagesës.

Caku i përgjithshëm i Direktivës për bateri është të minimizohet ndikimi negativ i baterive dhe akumulatorëve në mjedis, me të cilin kontribuon në mbrojtje, ruajtje dhe përmirësim të kualitetit të mjedisit./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark