×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Nga viti 2020 nis lançimi i veturave fluturuese

    Insajderi
    04 March 2019 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Malajzia pritet të fillojë së shpejti prodhimin e një automjeti fluturues që do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e transportit publik dhe transportit të mallrave.

    Ministri malajzian për Zhvillimin, Ridvan Jusuf tha në një konferencë për mediet në Kuala Lumpur se projekti i vendit të tij për prodhimin e një automjeti fluturues ka hasur në reagime shumë pozitive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

    Ai tha se tashmë ka edhe kompani të interesuara për kryerjen e këtij lloji të transporti, për të shtuar se plani është që automjeti në fjalë të përdoret vetëm në transport publik dhe transportin e mallrave. Sipas Jusufit, projekti i një automjeti fluturues tashmë është i përpiluar dhe pritet të prezantohet në të ardhmen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark