Këtë të martë, në Parlamentin e Zelandës së Re, ka kaluar ligji që personave të lindur në vitin 2008 e tutje ua ndalon blerjen e duhanit.
Ligji, i cili do të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm sipas Ministres së shëndetësisë së Zelandës së Re, Ayesha Verrall, është një hap drejtë një të ardhme pa cigare.
“Dhjetëra njerëz do të jetojnë më gjatë, do të ketë njerëz më të shëndetshëm dhe sistemi shëndetësor do të shpenzojë më pak para në trajtimin e pacientëve të sëmurë nga sëmundjet me shkak duhanin”, tha ajo.
Anipse në Zelandën e Re aktualisht duhan pirës aktiv janë vetëm 8% e popullsisë, e që është shifër historike, me aplikimin e ligjit të ri, në vitin 2050 ky numër do të ulët edhe më shumë pasi që 40 vjeçarët atëherë do të konsiderohen shumë të ri për t’i blerë ato.