Drejtimi i biçikletës apo ecja është direkt e lidhur me shëndetin tonë. Një studim i kryer në gjashtë qytete evropiane ka gjetur jetëgjatësia e njeriut mund të rritet dukshëm nëse anashkalojmë sa më shumë veturat dhe në vend të kësaj vendosim që të ecim apo të drejtojmë biçikleta.
Studimi i kryer nga Qendra për Hulumtime në Epidemiologjinë e Mjedisit (Creal ka grumbulluar të dhëna që e argumentojnë këtë gjë në qytetet si Barcelona, Bazeli, Kopenhaga, Parisi, Praga dhe Varshava.
Gjithashtu, studimi tregon vetëm në këtë qytet biçikletat mund të një reduktojnë dyoksidin e karbonit nga 26,423 ton në vit në 1,139.
“Një rritje e lëvizjes me këmbë me 50% në të gjitha rrugët (si në Paris), ka rezultuar me 19 vdekje mesatarisht të shmangura çdo vit”, thuhet në studim të publikuar në faqen Ecovolis.
“Zbatimi i politikave të transportit aktiv për të përmirësuar sigurinë e trafikut, sidomos për mënyrat e transportit aktiv, do të çojë në përfitime më të larta shëndetësore”, shprehen përfaqësues të këtyre qyteteve
Ata shtojnë se “përmirësimi i cilësisë së ajrit, së bashku me zbatimin e një politike të transportit ekologjik, do të zvogëlojnë rrezikun për çiklistët dhe këmbësorët, si dhe për të gjithë qytetarët e tjerë, duke rritur përfitimet e ndërhyrjeve shëndetësore”./Insajderi.com