Insajderi
Lajme

Ngjarje e rëndë në Tetovë: Vdes fëmija 10-vjeçar pasi ra nga lartësia

Insajderi
03 March 2026 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngjarje e rëndë në Tetovë: Vdes fëmija 10-vjeçar pasi ra nga lartësia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 10-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Ngjarja tragjike është raportuar sot rreth orës 09:25, ndërsa fëmija është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës nga prindërit, pasi janë njoftuar nga një fqinj.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.

“Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë mori njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin nga një fqinj, pas së cilës e kanë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Portalb.mk


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark