×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngjarje tragjike në Novobërdë: Vetaksidentohen me traktor, humbin jetën dy persona

    Insajderi
    16 October 2023 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga vetaksidenti me traktor në Novobërdë pasditen e së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, teksa thuhet se njëri nga ta ka humbur jetën në vendin e ngjarjes teksa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Novo Bërdë /15.10.2023-18:00.   Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident  dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë  në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark