×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ngjarje tronditëse: Dhjetëra të vrarë dhe të lënduar nga një shpërthim në një kamp refugjatësh në Palestinë

    Insajderi
    05 November 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetëra palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një shpërthimi në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës mbrëmjen e së shtunë.

    Shpërthimi në kamp vrau 52 njerëz, njoftoi Mohammad al Hajj, drejtor i komunikimeve në spitalin e Martirëve Al-Aksa pranë në Deir Al-Balah.

    Ai i tha CNN-it se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi ajror izraelit, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Ne po qëndronim në shtëpitë tona, papritmas dëgjuam një zhurmë shumë, shumë të fuqishme të një shpërthimi. Ajo tronditi të gjithë zonën”, deklaroi për mediumin një banor.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se po shqyrtojnë rrethanat e shpërthimit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark