Në ndeshjen mes Rubin dhe UFA në Rusi ka pasur thirrjet kundër shqiptarëve. Të dy këto skuadra kanë rënë nga elita e futbollit në sezonin e shkuar dhe janë pjesë e nivelit të dytë të kampionatit.
Mes këtyre tifozerive nuk shquhet ndonjë vëllazëri, por këtë herë janë bërë bashkë për ngjarjet e fundit në Kosovë. Krahu i tifozëve të Rubinit ka thirrur “Kosova”, ndërsa ana tjetër e Ufa është përgjigjur “Serbia”.