×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Insajderi
    07 April 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, viziton Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. (Klinikën e Neurokirurgjisë, QKUK, ora 09:00)

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, merr pjesë në hapjen e konferencës “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

    Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në shënon Ditën Botërore të Shëndetit. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në këtë vit, kjo ditë shënohet me moton: “Shëndet për të gjithë”(Hotel International Prishtina & Spa,ora 10:00)

    Mbahet takimi me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet të Qeverisë dhe komunave të Republikës së Kosovës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti zëvendësshefi i bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi etj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

    Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, lidhur Planin e punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

    Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar më 9 prill të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

    Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)-ok

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B.(Termocentrali Kosova B, ora 13:00)

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozimet për Guvernator të Bankës Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark