N’Golo Kante e ka përshkruar Chelsean e Todd Boehlyt si një ‘projekt i madh’ dhe ka dhënë shenja se ai do të qëndroj në klub.
E ardhmja e Kantes ka qenë subjekt i shumë spekulimeve gjatë javëve të fundit, me kontratën e francezit që skadon në qershor.
Raportimet e fundit, sidoqoftë, kanë sugjeruar se 32-vjeçari do të pranojë zgjatjen e kontratës me “Blutë e Londrës”, dhe e ka bërë të ditur se ai dëshiron t’i ndihmojë klubit të ringrihet përsëri.
“Natyrisht”, tha Kante për Sky Sports pasi u pyet nëse dëshiron që të jetë pjesë e klubit në të ardhmen.
“Është një projekt i madh për klubin. Fatkeqësisht ky sezon nuk ka përshkuar me standardet e Chelseat, por secili prej nesh dëshiron që ne të shkojmë në atë drejtim, në drejtim të suksesit dhe fitimit të titujve. Të shohim se ku do të jem por shpresoj se ky do të jetë një ndryshim i madh për klubin, kjo është më e rëndësishme.”, tha Kante.
Drejtuesit e Chelseat kanë shpenzuar më shumë se 600 milionë euro ne transferime që kur ata morën frenat e klubit londinez. Gjatë kësaj kohe ata kanë shkarkuar dy menaxherë (Thomas Tuchel dhe Graham Potter) teksa momentalisht e gjejnë veten në mesin e tabelës në Premier League.