Insajderi
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile

Insajderi
19 December 2024 - 14:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.P. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Hetimet kanë vërtetuar se “i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civilë të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”, raporton Klankosova.tv.

“Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Prokuroria Speciale thotë se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark