×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngrihet aktakuzë ndaj prokurorit Biraj në Prizren, akuzohet se pranoi ryshfet 20 mijë euro

    Insajderi
    05 March 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Metush Birajt, për veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Dhënia e Ryshfetit” ndaj të pandehurve Shkodran Pulaj dhe Naim Osmanit.

    Sipas aktakuzës, kishte pranuar 20 mijë euro të heq dorë nga ndjekja penale ndaj Naim Osmanit, Ukë Sadrijajt dhe Arbër Salihut në mungesë provash. Që të tre dyshoheshin për shitje të substancave narkotike, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sipas aktakuzës, i pandehuri M.B., në mes të muajve prill dhe korrik të vitit 2023, në Prizren, në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve: N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja  dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Në anën tjetër, prokurori Biraj po ashtu akuzohet për pazarllëqe edhe me Shkodran Pulajn e arrestuar për drogë dhe Naim Osmanin.

    “Ndërsa, të pandehurit Sh.P. dhe N.O., me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë premtuar dhënien e ryshfetit për personin tjetër – tani të pandehurin M.B., me qëllim që i njëjti, në cilësinë e prokurorit të shtetit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor te datës 31.03.2023, të heq dorë nga aktakuza kundër të akuzuarve N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës të sipërshënuar penale”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark