×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ngritet aktakuzë kundër grupit të Gjurajt për “kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”

    Insajderi
    23 December 2022 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Ardijan Gjurajt, Ergim Sylës, Nehrudin Skenderit, Mentor Bellaqës dhe Shkondran Krasniqit.

    Të pandehuri Gjuraj, Syla, Skenderi dhe Bellaqa, sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kohore nga muaji mars 2021 e deri më 10.10.2021, fillimisht kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS – Zyra për Marrëdhënie me jashtë, janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojeve të ndryshme.

    Lexo edhe:

    Me këto veprime të pandehurit e lartcekur, siç është bërë e ditur në komunikatë, kanë kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale ‘’Kryerja e veprës terroriste’’ nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Ndërkaq, të pandehurit Syla dhe Gjuraj, sipas Prokurorisë, pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur në bure plastike e të izoluara mirë arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme.

    Me këto veprime të pandehurit e lartcekur, siç është bërë e ditur në komunikatë, kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të KPRK-së.

    Lexo edhe:

    “I pandehuri A.Gj., akuzohet për veprën penale ‘’Mos lajmërim i përgatitjes së veprave penale’’ nga neni 377 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 e 2.4 lidhur me paragrafin 1 KPRK-së, për shkak se i njëjti nga muaji tetor 2020 e deri më 02.11.2022 ka qenë në dijeni se i pandehuri (tash i ndjeri) K.F, ishte duke përgatitur akte terroriste në Vjenë të Austrisë. I pandehuri N.S., akuzohet për veprën penale ‘’Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit’’ neni 131 paragrafi 1 KPRK-së, për shkak që më 07.10.2021, në magjistralen Prizren-Suharekë, në rrugën “Ukë Bytyqi” në mënyrë të drejtpërdrejtë ia ka dorëzuar shumën e të hollave prej dymijë (2000) euro të pandehurit Sh.K. në emër të blerjes së armëve të zjarrta. I pandehura M.B., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së, për shkak se në kohën e pa vërtetuar më parë pa autorizim në shtëpinë e tij në Prizren ka siguruar dhe mbajtur në pronësi sasi të konsiderueshme – arsenal armësh të llojeve të ndryshme.”, është bërë e ditur në komunikatë.

    Ndërkaq, i pandehuri Shkondran Krasniqi, sipas Prokurorisë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 të KPRK-së, për shkak se më 10.10.2021 në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse ka siguruar me qëllim të shtijes armët e zjarrta të llojeve të ndryshme, si dhe ka pranuar shumën e të hollave prej 2000 mijë eurove.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark