×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ngritët aktakuzë kundër “Reefa”-s për vrasjen e “Strellës” – si ndodhi rasti që tronditi Ferizajn?

    Insajderi
    13 December 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër Qëndrim Jonuzit i njohur si “Reefa”, i cili gjendet në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti për vrasjen e Gazmend Hysenit, të njohur si “Strella”.

    Gazeta Insajderi

    Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, më 27 të këtij viti e kishte qëlluar për vdekje Gazmend Hysenin, shokun e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.

    Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt dyshohet se kishte ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur veturën e tipit “Mercedes”, Betimit, që e thërrasin “Buta”.

    “Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruhej në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.

    Se akti kishte ndodhur për këtë fakt, në fundmaj kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Insajderi.

    I dyshuari “Reefa” [pseudonim me të cilin njihet në qytet], ndaj të cilit sot është ngritur aktakuzë për vrasje, ishte plagosur dhe arrestuar nga Policia menjëherë pas aktit, në vendin e krimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, kjo nuk është hera e parë që ferizajasit 30 vjeçar i dilte punën me shtetin. Ai ishte arrestuar nga Policia, edhe para gati një dekade.

    Kapja e tij kishte ndodh, pasi atë kohë ai kishte hy në shkollën Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, dhe kishte shtënë me armë në një klase me plot nxënës, por fatmirësisht s’e kishte qëlluar atë që kishte në fokus.

    Atë botë ai akuzohej për “tentim vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, çfarë e kishte shtyrë “Reefa”-n të gjuante me armë brenda shkollës?

    Muaj para se ta bënte atë veprim, Qëndrimi ishte therur me thik në krah nga i dyshuari mbi të cilin shtiu me armë brenda institucionit edukativ.

    Pas plagosjes së rëndë që kishte marrë në krah, Jonuzi kishte shkruar në Gjermani për t’u trajtuar, trajtim ky që i kishte zgjatur me muaj, pasi lëndimin e kishte shumë të rëndë.

    Pas kthimit nga shteti perëndimor, dhe shërimit të plotë, “Reefa” doli edhe një herë në skenë, kapi armën dhe shkoi të hakmerrej ndaj atij që e kishte therur, veprim për të cilin u dënua me tri vite burgim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për këto të bëma të vëllait, krenohej reperi “Buta”.

    Duke i kënduar në freestyle jetës së tij, ai aludonte në korruptimin e prokurorit për lirimin e “Reefa”-s nga burgu.

    “Unë kom rrejt n’gjyq, pa mu dridh asni qerpik, prokurorit ni bakshish, vëllau m’dul mu për ni ditë”, vargje të cilat “Buta” i këndoi në një sesion radioje për “SRF”, shkruan Gazeta Insajderi.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark