×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ngritët aktakuzë ndaj kësaj zyrtareje të shtetit

    Insajderi
    19 January 2023 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

    Gashi po dyshohet për veprën penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare“.

    Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.

    “Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë lidhur me kallëzimin penal kundër L.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së, se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, më 15 qershor 2022, ndaj personit të lartcekur ka ngritur aktin akuzues”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark