×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ngritet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjakovë

    Insajderi
    21 October 2021 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.N., për shkak të veprës penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragraf 4, nen paragraf 4.8, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria njofton se,  më 30 gusht 2021, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tij, i pandehuri K.N., e ka detyruar personin tjetër, të dëmtuarën e mitur E.A., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

    E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor.

    Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.N., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark