×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë për pronarin e agjensionit turistik që mashtroi kosovarët

    Insajderi
    28 September 2018 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.L., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’.

    Sipas aktakuzës, në kohë të papërcaktuar deri në fillim të muajit gusht të vitit 2018, në Gjilan, i pandehuri G.L., si pronar i një agjensioni turistik, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka mashtruar 50 (pesëdhjetë) klientë – të dëmtuar.

    Sipas prokurorisë i dyshuari , duke iu ofruar bileta fiktive për pushime në Turqi, me të cilat nuk kanë pasur mundësi të udhëtonin.

    “Me ç’rast të njëjtëve i’u ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 123.859.00 euro (njëqindenjëzetetre mijë e tetëqindepesëdhjetenëntë)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokurori i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark