Insajderi
Lajme

Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçanik

Insajderi
09 January 2026 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçanik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve dhe sigurimit të provave, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve lidhur me vrasjen e zyrtarit policor Muhamet Lika në Kaçanik.

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përcjell Insajderi.

Prokuroria bën të ditur se më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, afër vendbanimit të viktimës në Kaçanik, të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin R.B., me dashje dhe përgatitje paraprake, kanë privuar nga jeta zyrtarin policor, rreshterin Muhamet Lika, duke shtënë me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, është kërkuar që masa e paraburgimit ndaj tyre të vazhdohet deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark