×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritja dhe rënia e kryetares së parë në Preshevë: Partitë shqiptare kanë lidhje me Vuçiqin

    Insajderi
    12 December 2017 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik kishte marrë detyrën si kryetare e komunës së Preshevës me 10 mars të këtij viti, duke u bërë kështu gruaja e parë që ishte në krye të një komune nga Lugina e Preshevës.

    Por pas afro nëntë muajve ajo u shkarkua nga ky post. Sinani thotë se vendimi për shkarkimin nga ky post u bë me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Ajo këtë vendi e quan si të dhunshëm. Madje, shkak për këtë vendim shprehet se është lufta që ajo ka bërë për ndalimin e korrupsionit në këtë komunë. Ajo madje i akuzon disa parti shqiptare se janë të lidhura ngushtë, financiarisht, me persona të afërm të Vuciqit.

    “Ata nuk kanë interes që të punojnë për të mirën e shqiptarëve të asaj ane”, thotë Sinani për Tribuna Channel.

    Pas vendimit për shkarkimin e saj, shteti serb i ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për Preshevë, për datën 24 dhjetor. Në këto zgjedhje Ardita Sinani prapë po garon për kreun komunës, nga radhët e partisë për Veprim Politik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark