Insajderi
Biznes

NIDO Montessori School në qytezën Marigona Hill për të ofruar edukim të cilësisë së lartë për moshat 1 deri ne 6 vjeç.

Insajderi
17 August 2023 - 23:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
NIDO Montessori School në qytezën Marigona Hill për të ofruar edukim të cilësisë së lartë për moshat 1 deri ne 6 vjeç.
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pjesë e Marigona Hill tani do të jetë edhe NIDO Montessori School, e cila u themelua në vitin 2021 për të ofruar arsim Montessori me cilësi të lartë në Kosovë. Kurrikula e NIDO-s përqendrohet në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Arte dhe Matematikë) dhe kombinon metodologjinë Montessori për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar duke nxitur një interes të natyrshëm për të mësuar.

NIDO ofron edukim Montessori që fokusohet në të pesë parimet thelbësore të metodologjisë siç u zhvillua fillimisht nga Dr. Maria Montessori. NIDO Montessori School është kopsht kombëtar dhe ndërkombëtar i licencuar plotësisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë. NIDO përdor materiale të miratuara nga Association Montessori Internazionale (AMI) që konsiderohen të jenë materialet më të avancuara në tregun ndërkombetar, e që bazohen në mësimet e hershme të Dr. Maria Montessori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark