Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lirisë.
Trajneri nga Shkodra ishte i emocionuar pas fitores që i siguron edhe një ndeshje ndaj skuadrës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, e që ai dëshiron të jetë Prishtina.
“Do të dëshiroja që takimin për inkuadrim në Superligë kundërshtar ta kemi Prishtinën pasi do të jetë një super ndeshje dhe një atmosferë fantastike për të dyja tifozëritë. Jam shumë i emocionuar e kam dashur Vushtrrinë dhe është qyteti imë i dytë dhe shtëpia ime e dytë pas Shkodrës”, deklaroi Nikaj.