Insajderi
Lajme

Nipi i Donald Trump ngrit alarmin për shëndetin mendor të presidentit

Insajderi
28 June 2025 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nipi i Donald Trump ngrit alarmin për shëndetin mendor të presidentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fred Trump III, nipi i presidentit amerikan Donald Trump, ka shprehur shqetësime për shëndetin mendor të xhaxhait të tij, duke përmendur shenja të mundshme të demencës.

Në një intervistë për Sirius XM, ai ka kujtuar historikun familjar me këtë sëmundje, duke përfshirë gjyshin e tyre, Fred Trump Sr., që vuajti nga Alzheimer-i për tetë vite, si dhe disa të afërm të tjerë.

Sipas tij, Donald Trump duket më i vjetër dhe ka ndryshime të qarta në sjellje, përqendrim dhe mënyrën se si mban fjalime publike.

Fred III tha se presidenti nuk arrin më të qëndrojë i fokusuar tek një mesazh, ndryshe nga më parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark