Qytetarë të shumtë bashkë me motrat, familjarët e të afërmit e 35 vjecarës Hamide Magashi, e cila u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, janë mbledhur tek varrezat e fshatit Llugaxhi të Lipjanit.
Ceremonia e varrimit tashmë ka nisur, shkruan Insajderi.
Në mesin e të pranishmëve në varrim është parë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Familjarët nuk kanë mundur të ndalin lotët nga dhimbja e madhe për vdekjen tragjike të Hamide Magashit.