×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nis fushata e MPB-së kundër të shtënave festive: Festo me zemër jo me armë

    Insajderi
    27 June 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në bazë të vlerësimeve paraprake, me fillimin e verës dhe organizimin e ahengjeve familjare gjithmonë ka rritje të të shtënave festive, Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar një fushatë, ku janë të përfshirë të gjithë akterët që janë audiencë në grumbullime të shumta të qytetarëve të Kosovës për qëllime festive dhe gjatë këtyre ndejave në disa raste ka të shtëna me armë.

    Fushata është prirë nga Koordinatori Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, me një ekip që është përbërë edhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së. Kjo fushatë është duke u mbështetur nga UNDP dhe SEESAC.

    Në kudër të kësaj fushate janë mbajtur prezantime në disa shkolla në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren , Mitrovicë dhe Pejë.

    Ndërsa në tre qytete krahas ligjëratave në shkolla, janë mbajtur edhe takimet me Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, anëtarët e të cilave kanë shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojnë në shtrirjen e mesazheve për parandalimin e të shtënave festive.

    Për këtë qëllim, për fillim të kësaj fushate si audience kemi përzgjedhur Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, ku gjithashtu janë ftuar edhe përfaqësuesit e gastronomeve dhe nxënësit e shkollave fillore në gjashtë rajone të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark