Ka nisur hapja e dritareve në Pallatin e Drejtësisë.
Pas disa telasheve shëndetësore të punonjësve në këtë objekt të shkaktuar nga mungesa e ajrit dhe pas disa protestave, është vendosur të hapen dritaret.
Gjatë verës punëtorët kanë deklaruar se temperaturat brenda ambienteve të tyre të punës kanë shkuar deri në 40 gradë Celsius.
Probleme me ajrosje në Pallatin e Drejtësisë ka pasur qysh prej nisjes së punës në këtë objekt.
Ndërtimi i këtij pallati kishte kushtuar rreth 30 milionë euro dhe ishte donacion i Bashkimit Evropian, e punët ishin kryer kryesisht nga kompani kosovare.