Ka nisur mbrëmja e boksierëve shqiptarë në Munich në Audi Dome. Boksieri i parë shqiptarë që është ngjitur në ring ishte Valon Ahmeti, i cili e nisi mbarë duke arritur fitore të madhe.
Ahmeti ka fituar ndaj boksierit, Mamuka Abduzale. Boksieri nga Mitrovica ka fituar këtë meç me nokaut, duke e detyruar kundërshtarin të dorëzohet në raundin e fundit, pra të katërtin.
Pas disa goditjeve të Valon Ahmetit, kundështari nuk ia doli të vazhdonte garën dhe gjqqytari konstatoi se ndeshja ka mbaruar.
Kjo është ndeshja e dytë e Valon Ahmetit dhe e dyta me fitore me K.O. Më poshtë keni pamjet nga super K.O i Valon Ahmetit, boksierit shqiptar: