Insajderi
Lajme

Nis protesta e PD në Shqipëri para Kryeministrisë, Policia nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit

Insajderi
20 February 2026 - 19:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis protesta e PD në Shqipëri para Kryeministrisë, Policia nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike po mban protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë.

Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë.

Sipas policisë bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.

Vetëm pak minuta para fillimit të protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, shkoi në selinë “Blu”, ku nga do të niset për të shkuar përpara Kryeministrisë, aty ku do të mbajë dhe fjalimin e tij./TCH/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark