Ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli nuk ka marrë pjesë në seancë.
“26.09 është njoftu për seancë. Është telefonu në tel edhe në email, por ka deklaruar se nuk ka me dëshmu pasi qëndron prapa deklarimeve të dhëna me parë”, u tha në fillim të seancës.
Në seancën e fundit u dëgjua, eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka. Po ashtu u dëgjua edhe dëgjmitari Jeton Binaku.
Dëshmitari Binaku tha se ka pasur një pompë të derivateve në Rakovinë të Gjakovës, në të cilin ishin gjetur çelësat e veturës me qira, të cilën e kishte përdorur Granit Plava.