![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ka filluar takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti me liderët opozitarë.
Në takim po merr pjesë vetëm AAK-ja me kryetarin e saj, Ramush Haradinaj, i cili po shoqërohet nga nënkryetari i partisë së tij, Ardian Gjini.
Këtij takimi nuk i janë bashkuar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e as ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte vendosur që ta refuzojë ftesën e kryeministrit Kurti për takim pasi siç ka thënë ai ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.
“Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët ndërkombëtar të Kosovës”, tha Krasniqi.