×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nis takimi në rezidencën e ambasadorit Hovenier për Asociacionin

    Insajderi
    09 February 2023 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbledhur sërish përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Në ezidencën e ambasadorit Hovenier ka nisur takimi joformal i thirrur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ku çështje kryesoe e diskutimit pritet që të jetë ajo e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ndryshe nga ai i para 10 ditëve, kësaj here takimi do të mbahet në rezidencën e

    ambasadorit Jeff Hovenier, e jo në objektin e Ambasadës.

    Ndryshe, kujtojmë se kryeministri Kurti i ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato.

    Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

    Vuçiq, në anën tjetër, i ka konsideruar këto kushte si “përralla“.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

    Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark