×
Show

Nisë nata e parë e Eurovisionit – Shqipëria e 17-ta

Insajderi
12 May 2016 - 21:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka nisur nata e parë e festivalit evropian të këngës Eurosong që po mbahet në Stockholm të Suedisë.

Pas shumë zhurmave të krijuar për shkak të ndalimit të flamurit të Kosovës në këtë ngjarje që më pas u lejua, audienca shqiptare do të ketë rastin sonte të dëgjojë edhe performancën e Eneda Tarifës që përfaqëson Shqipërinë.

Përfaqësuesja shqiptare Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” do të performojë sonte e 17-ta me radhë, shkruan lajmi.net.

Faqja “Eurovision Albania” në Facebook ka publikuar një fotografi të Enedës e cila duket për mrekulli me një fustan të gjatë ngjyrë ari./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark