×
  • Lajme
  • Lajme

    Nishani takohet me presidenten kroate, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

    Insajderi
    11 May 2016 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Bujar Nishani i ndodhur në një vizitë zyrtare në Kroaci, është takuar me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarovic dhe kryeministrin e vendit Tihomir Oreškovi.

    Në të dy takimet, kryefjala ka qenë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidentin Nishani tha se Kroacia konsiderohet si vendin që mund të përcjellë shpirtin, zërin dhe problematikat e rajonit në Bashkimin Evropian.

    Jashtë temës së diskutimeve nuk mbeti as kriza e refugjatëve, ku të dy Presidentët u shprehën në favor të një zgjidhje evropiane të çështjes së refugjatëve, duke garantuar kontributin e secilit vend në këtë zgjidhje, njofton Top Channel.

    Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Kroaci, Presidenti Bujar Nishani i shoqëruar nga homologia e tij kroate, ishin të pranishëm në hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik Kroaci-Shqipëri, i cili kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark