×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nisin hetimet për 11-vjeçaren që vdiq pasi ra nga ballkoni i banesës në Shtime

    Insajderi
    01 October 2022 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 11-vjeçare në Shtime ka rënë dje nga ballkoni i banesës dhe nga lëndimet e marra ka vdekur.

    Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Shaqir Tershani, Shtime 30.09.2022 – 14:35Është raportuar se viktima femër kosovare e moshës 11 vjeçare ishte rrëzuar dhe ra në tokë nga ballkoni i banesës së katit të katërt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark