×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nisin hetimet për villat e vjehrrave të shefave të KGJK-së

    Insajderi
    23 January 2024 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para disa ditëve është raportuar se janë duke u ndërtuar disa vila pa leje ndërtimi në fshatin Stankaj të Bjeshkëve të Nemuna.

    Sipas raportimeve këto vila thuhet se janë të bashkëshorteve të dy krerëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj e Qerim Ademaj, të cilat në 2019 u janë bartur vjehrrave të tyre.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin për këto vila, i cili tha se Policia e Kosoës është autorizuar që të marrë veprime lidhur me këto ndërtime të jashtëligjshme.

    “Prokuroria e Pejës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merr veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, është shprehur Nikçi.

    KOHA ditë më parë ka raportuar se në Rugovë janë duke u bërë ndërtime pa leje, e në mesin e tyre janë edhe vilat e bashkëshoreteve të dy krerëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    Edhe atyre vilave iu është ndërruar pronësia, banorët e fshatit Stankaj vazhdojnë t’iu referohen atyre si vila të gjyqtarëve.

    Nga Prokuroria e Pejës për Insajderin kanë thënë se në vazhdimësi kanë pranuar kallëzime penale nga Drejtoria e Parkut dhe nga Policia nën dyshimet për vepra penale ndërtime pa leje.

    “Nuk e kam numrin e saktë, por rreth 200 aktakuza në trevën e Rugovës, ndërsa sa i përket Parkut kombëtar mund të themi se i kemi rreth 300 aktakuza të ngritura nga viti 2019 e deri më tani. Për çdo person që ka rënë ndesh me elementet e veprës penale ndërtimet pa leje prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të zhvillojnë proceset hetimore”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark