Barcelona pa frikë mund të quhet si “mbretëresha” e kësaj merkatoje. Katalanasit kanë arritur të bëjnë transferime të rëndësishme të cilat tashmë kanë ndryshuar edhe formacionin e Xavi Hernandez.
Blaugranat deri më tani kanë vënë nën urdhrat e teknikut spanjoll, Andreas Christensen, Franck Kessie, të dy kaluan në “Camp Nou” si lojtarë të rinj dhe tashmë ata janë të regjistruar. Raphinha, Robert Lewandowski, rinovimi i Ousman Dembele që tashmë janë zyrtarisht katalanas, ndërsa pritet edhe arritja e marrëveshjes me Jules Kounde.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari Alfre Martinez, Barcelonës nuk i është garantuar mundësia për të regjistruar polakun dhe brazilianin.
Blaugranasit medoemos duhet të shesin disa lojtarë, disa të tjerëve t’u ulë pagat, si në rastin e Frenkie de Jong.
Nëse te Barça ia dalin të shesin holandezin te Manchester United (edhe pse mesfushori nuk e dëshiron atë kalim), mund të shpresojnë që Chelseat të tentojë transferimin e tij.
Deri më tani, nuk shitet De Jong, atëherë Barcelona do ta ketë shumë problem ta regjistrojë dyshen, për shkak se tashmë kanë kaluar limit e pagave të lejuar