Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit me një tubim masiv në qytetin e Ferizajt.
Praninë dhe atmosferën në këtë ngjarje e ka komentuar edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Rrahman Rama, i cili u shpreh i bindur në një fitore të madhe.
Rama ka vlerësuar lart energjinë e treguar nga strukturat dhe simpatizantët në Ferizaj, duke e cilësuar këtë nisje si pikënisjen e një rezultati të jashtëzakonshëm pas 10 ditësh.
“Sonte në Ferizaj nisëm rrugëtimin e kësaj fushate, e cila më 7 qershor do të kurorëzohet me rezultat të jashtëzakonshëm të PDK-së. Gjithë entuziazmi i mbështetësve dhe vullneti i aktivistëve, më bëjnë të besoj se pas 10 ditësh do të ketë STOP!”, ka shkruar Rama.