Në tubimin elektoral të Nismës Socialdemokrate në Lipjan, është thënë se slogani “Me Çlirimtarët”, është duke i frikësuar partitë kundërshtare.
Kandidati për kryeministër nga Nisma, Fatmir Limaj, ka thënë se para qytetarëve të Lipjanit dhe Shtimes se kanë qenë së bashku në betejë për liri, ndërsa tani atë janë duke e vazhduar në politikë.
“Uroj që Kosova me 14 shkurt të bëjë zgjedhjen e duhur. Zyrtarisht po publikojmë kandidatët tanë nga dy komuna ajo e Shtimes dhe Lipjanit. Kemi qenë së bashku nga beteja në betejë dhe tani po vazhdojmë edhe në politikë. Jam i bindur që nderohen Lipjani e Shtimja me punën e dy krerëve të këtyre dy degëve. Eseti dhe Fehmija kanë qenë gjithmonë me ju e s’janë nda nga ju. Zgjedhja për këta dy burra është mesazh se Kosova nuk largohet nga njerëz që kanë qenë me ju në çdo kohë”.
“Një pjesë e madhe e djemve dhe djemve që kërkojnë votën tuaj janë bashkëluftëtarë dhe i kanë shërbyer vendit. Ju ftoj që këto ditë që kanë mbetur t’i mbështesni këta njerëz. Besimi për ta është i shenjtë. Ftesa ime është që në Parlamentin e Kosovës duhet të jetë në duar të sigurta me njerëz që ndaj dhimbje e krenari për vendin e tyre”, ka thënë Limaj.