×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA takohet me ekspertët për demarkacion

    Insajderi
    29 March 2016 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Jam takuar me ekspertët, për shkak të vullnetit të mirë për këtë çështje”, tha Limaj në një intervistë për RTK 3.

    Limaj tha se me ekspertët ndërkombëtar ka biseduar dhe i ka ftuar që ata të takohen me ekspertët vendor, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi, njofton Lajmi.net.

    “Kam kërkuar që të takohen me ekspertët tanë, vendor që kundërshtojnë rezultatet e Komisionit shtetëror. Kam kërkuar nga ata që të pranojnë materialet që mbështesin kundërshtimin tonë.

    Ata sigurisht janë pajtuar me ne dhe nga ajo kemi parë se janë pajtuar me ekspertët tanë. Si duhet janë pajtuar me sugjerimet tona. Rezultatet nuk do të jenë obligative por shpresoj që do të na ndihmojnë të dalim nga kriza”, u shpreh lideri i NISMËS.

    Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme opozitare që nuk e pranon komision e ekspertëve ndërkombëtarë për demarkacion, pasi aty nuk ka të përfshirë edhe ekspert vendor. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark