16:01 - 23 Janar 2023

Banorja nga Kosova e Big Brother VIP Albania, Nita Latifi së fundmi ka bërë një rrëfim personal.

Gjatë ditës së sotme (e hënë) këngëtarja ka mbledhur banorët për të ndarë me ta lajmin se më parë ka qenë e diagnostikuar me tumor në gji.

Nita tha se para një viti ka vuajtur nga tumori në gji, por që e kishte kaluar me sukses deri në këtë kohë.

Pas hyrjes në shtëpinë e famshme ajo tha se i ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtën problem dhe si pasojë gjatë ditës së sotme në koordinim me produksionin ka dalur nga shtëpia për të kryer një kontroll mjekësore.

“Para një viti e gjysmë kam patur tumor në gji, jam operuar ka kaluar me sukses por kur kam hyrë në shtëpinë kam patur disa shtrëngime, therje dhe sot kam qenë në kontroll që doli që ka ende diçka por që nuk është shqetësueses, është çdo gjë në kontroll, jam në mbikëqyrje”, tha Nita.

Më pas ajo nuk ka lënë pa përmendur debatin me Luizin i cili ditë më parë u shpreh se disa banorë ‘marrin frymë kot’ duke përfshirë në këtë mes edhe Nitën.

“Ekzistojnë njerëz që nuk sillen kot rreth pishine, që ka qenë duke pritur një përgjigje, nuk jam duke u viktimizuar, kjo nuk do të ndikojë në lojën dhe gjëra që do të ndodhin në shtëpi, shumë gra jashtë kanë kaluar në sfida të njëjta, do të kërkoja që mos të anashkalojnë këtë, nuk e di si do të shkojë, por shpresoj që në fund do të jetë diçka pozitive, ju lutem mos ndjeni dhembshuri për mua, le të bëjmë lojë, por jo të fyesh dikë që nuk e din çfarë ngarkese ka, si Luizi që më thotë sillesh kot rreth pishinës, lojën do ta vazhdojë derisa të jem këtu”, tha tutje këngëtarja.

Ky moment u përcoll me lot nga banorët të cilët i qëndruan afër dhe treguan mbështetje për këngëtaren ndërsa nuk mungoi edhe një debat mes saj Luizit dhe Diolës.