×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Një bankë e re futet në tregun e Kosovës

    Insajderi
    19 October 2020 - 14:54

    Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQ) ka marrë vendim përfundimtar për licencimin e “Banka Credins Kosovë”, si subjekti më i ri në tregun bankar të Kosovës.

    Muajin e kaluar ishte aprovuar miratimi paraprak i licencës, raporton Buletini Ekonomik.

    Një vendim i Bordit të BQK-së thekson se Banka Credins – Kosovë i ka plotësuar kriteret dhe ka paraparë të ofrojë në tregun bankar një gamë të gjerë të shërbimeve bankare bashkëkohore me kushte konkurruese.

    Themelues dhe aksionar i vetëm i saj është “Banka Credins Sh.A.” nga Shqipëria, e cila operon nga viti 2003 dhe është një prej bankave më të mëdha.

    Kërkesa për licencim nga “Banka Credins Kosovë” e dorëzuar në Bankën Qendrore gjatë këtij viti është vlerësuar pozitivisht duke u bazuar në kërkesat e Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe të Rregullores për Licencimin e Bankave dhe Degëve të Bankave të Huaja.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark