Një barakë është djegur sot në oborrin e QKUK-së.
Policia ka konfirmuar se nuk raportohet për persona të lënduar. Por, vetëm për dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë zjarr.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.
@insajderitv Një barakë kaplohet nga zjarri në oborrin e QKUK-së #insajderi #isnajderitv #prishtin #qkuk ♬ original sound – Insajderi