“Një bukë do të kushtojë 80 cent pas shtrenjtimit të rrymës” – këto janë produktet që patën rritje ekstreme të çmimeve brenda një viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Një bukë do të kushtojë 80 cent pas shtrenjtimit të rrymës” – këto janë produktet që patën rritje ekstreme të çmimeve brenda një viti

    Insajderi
    23 April 2025 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në muajin mars 2025, çmimet e produkteve të konsumit janë rritur mesatarisht 2.9% krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, produktet çmimet e të cilave më së shumti janë rritur:

    • kafe, çaj dhe kakao – me 17.1%,
    • perime – me 8.7%,
    • mish – me 8.3%,
    • shërbime për mirëmbajtjen e makinave – me 7.6%,
    • qumësht, djathë dhe vezë – me 7.1%,
    • pemë – me 6.7%,
    • mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e shtëpisë – me 4.8%,
    • produkte për kujdes personal – me 4.3%.
    • mirëmbajtje të banesave – 3.2%,
    • duhan – 2.9%,
    • produkte të ëmbla si çokollata, reçeli, mjalti – 2.4%,

    Nga 1 prilli 2025, Zyrja e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që përdorin mbi 600 kilovatë orë në muaj.  çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët ka pësuar një rritje prej 16.1%. Sipas tregtarëve kjo do të ndikoj edhe në rritjen e çmimit të bukës. Disa prej tyre për Insajderin kanë deklaruar se çmimi për këtë produkt pritet të shkojnë deri në 80 cent.

    Në vijim mund të ndiqni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark