Insajderi
Lajme

Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre persona në Dubravë, Prokuroria jep detaje

Insajderi
27 August 2026 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre persona në Dubravë, Prokuroria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i rëndë është raportuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në Istog, ku një person dyshohet se është dhunuar seksualisht nga tre persona.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre persona dhe më pas dyshohet se është dhunuar seksualisht.

I njëjti ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa rasti është përcjellë te Prokuroria dhe po hetohet nga autoritetet kompetente.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se ndaj tre personave është iniciuar rast për veprën penale të dhunimit.

“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është iniciuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak të ndjeshmërisë, nuk mund të japim më shumë informata”, ka deklaruar Nikçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark