Insajderi
Lajme

Një i dehur tenton që të djegë dyqanin e tij në Gjakovë

Insajderi
16 April 2016 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se në gjendje të dehur, ai ka tentuar që t’i vë zjarr dyqanit të tij duke i hedhur lëndë djegëse – benzinë.

Arsyet për këtë veprim nuk janë bërë të ditura, por policia e ka cilësuar rastin si “zjarrvënie në tentativë.”

Siç njofton policia, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky i dyshuar është vetëm një nga 23 personat e arrestuar në 24 orët e fundit të policisë.  Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje.

Policia njofton se në 24 orët e fundit po ashtu janë shënuar edhe 60 aksdiente trafiku, por pa të vdekur./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark