×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes i mituri nga Vitia, u godit nga traktori në oborrin e shtëpisë

    Insajderi
    20 October 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fëmijë nga Vitia ka vdekur pas plagëve rënda të marra prej goditjes me traktor.

    Siç njofton Policia, i mituri u godit me traktor në oborrin e shtëpisë gjatë manovrimit të të dyshuarit SH.B

    “I dyshuari kosovar shqiptar Sh.B. (1998) në oborrin e shtëpisë së tij gjatë manovrimit me traktor dyshohet se ka goditur të viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, për vdekje“.

    Tutje, Policia njofton se i mituri për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

    Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Gjilan është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë QKUK, ku edhe përkundër ndihmës së dhënë nga ana e personelit mjekësor për shkak të lëndimeve trupore nga mjeku është konfirmuar se ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar policia rajonale e Gjilanit.

    Derisa, bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar Prokuroria e Shtetit, dhe është urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutit e Mjekës Ligjore për Obduksion.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rrethanat se si ka ndodhur rasti në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga Njësisë i Hetimeve Rajonale Gjilan”, thuhet në konfirmimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark